Ambasadori amerikan shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur sot në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, ku janë pritur nga kryeprokurori Braho.

Ky është takimi i dytë brenda javës mes diplomatit amerikan dhe kreut të SPAK.  Përmes një njoftimi, ambasada amerikane dha detaje rreth temave të diskutuara mes tyre.

Wendt bëri me dije se lufta kundër krimit ndërkombëtar, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm mbetem prioritetet e presidentit amerikan Donald Trump.