Një çantë e braktisur është gjetur sot në qendër të Tiranës, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive, duke krijuar panik në zonë.
Mësohet se Policia me marrjen e këtij informacioni rrethoi zonën, dhe më pas ka thirrur njësinë anti-eksploziv për të bërë verifikimet e nevojshme.
Mësohet se çanta është hapur dhe brenda kanë rezultuar vegla pune, të cilat mesa duket mund të jenë harruar nga ndonjë qytetar.
Ndërkohë pritet që blutë e Tiranës të dalin edhe me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.