Rëndohet pozita e kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili që prej datës 10 shkurt ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Burime për mediat bëjnë me dije se Veliajt i është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e futjes së sendeve të paligjshme në burg.
Kryebashkiaku u mor sot në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e SPAK lidhur me hetimet që po bëhen ndaj tij. Pikëtisht sot atij i është komunikuar edhe akuza tjetër që rëndon.
SPAK e akuzon krtebashkiakun Erion Veliaj për korrupsion në të paktën 9 raste dhe për pastrim parash. Por tashmë ndaj tij rëndon edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në burg.