Një sherr që ka degraduar në dhunë fizike është regjistruar në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk.”, që zotëron aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera.
Burime për mediat bëjnë me dije se Idajet Islamaj, që ka shumicën e aksioneve, së bashku me djalin e tij Florid Islamaj, kanë dhunuar me sende të forta dhe kanë kërcënuar me jetë, djalin e ortakes tjetër të shoqërisë z. Sokol Agalliu.
Raportohet se përplasja mes ortakëve ka lindur pasi Sokol Agalliu i ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga arka e kompanisë.
Po ashtu, Agalliu mësohet se pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te Manastiri Resort.
Raportohet se Agalliu ka marrë goditje në kokë dhe ndodhet në gjendje të rendë në spital.