Aktorja e njohur Anila Bisha i është drejtuar me njw padi Gjykatës Administrative kundër Këshillit të Ministrave, kompanisë Aleat dhe AKSHI-t, duke kundërshtuar përdorimin e imazhit të saj në figurën e asistentit virtual të quajtur “Diella”.
Në padinë e aktores shqiptare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Kjo për faktin sepse siç pretendon aktorja Bisha, kontrata mes kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren “Diella”.
Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, e cila do të vendosë mbi kërkesën për pezullim të përdorimit të imazhit, ndërsa rasti ka hapur debat mbi kufijtë ligjorë të përdorimit të figurës dhe të drejtave të autorit në hapësirën digjitale.