Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksionin e kësaj të marte të SPAK, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste për abuzime me tenderët e AKSHI-t.
SPAK ka dhënë masë edhe ndaj zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, duke kërkuar pezullimin e tij nga detyra.
Më herët u mësua se SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest për Ergys Agasin, për biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”. Ata akuzohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, megjithatë pritet një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë dhe prokuror është Bledar Maksuti.