Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur me masat e lëshuara nga GJKKO për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në një reagim, QQ nënvizon se prej vitesh ka lëshuar sinjalin SOS për korrupsionin në universitete, ku Katedrat e Korrupsionit operojnë si të ishin Katedra të Kërkimit Shkencor.
Qëndresa Qytetare inkurajon SPAK që të shtrijë hetimet në të gjitha universitet në vend duke nisur nga ai i Tiranës që drejtohet nga Rektori e Dekanë me plagjiature deri tek ato të rretheve që janë privatizuar nga dekanët.
Reagimi:
Katedrat e Korrupsionit, QQ falenderon SPAK dhe e inkurajon të skanojë dhe Universitetet e tjera!
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur 20 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar lidhur me tenderat dhe korrupsionin që në këtë Universitet është kthyer në institucion.
Bilanci deri tani është 5 të arrestuar, 10 nën arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje, teksa, ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
Qëndresa Qytetare prej vitesh ka lëshuar sinjalin SOS për korrupsionin në Universitete, ku Katedrat e Korrupsionit operojnë si të ishin Katedra të Kërkimit Shkencor.
Qëndresa Qytetare denoncoi faktin se për vitin 2023-2024 Universitet Publike në vend bënë rrush e kumbulla 88 milionë euro ku shumica prej tyre shkuan për roje dhe mobilje. QQ falenderon SPAK per reagimin e menjehershem ndaj fenomenit te keqperdorimitt e fondeve ne universitete.
Qëndresa Qytetare inkurajon SPAK që të shtrirje hetimet në të gjitha Universitet në vend duke nisur nga ai Tiranës që drejtohet nga Rektori e Dekanë me plagjiature deri tek ato të rretheve që janë privatizuar nga dekanët.