Shtatë persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni policor, mes të cilëve i shumëkërkuari nga autoritetet italiane Xhevdet Plaku.
Plaku u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti pasi ishte dënuar për veprën penale të trafikut të drogës.
Në konferencë për mediat, Policia e Durrësit dha detaje nga operacioni duke shtuar se Xhevdet Plaku i njohur ndryshe me nofkën “Akili” në momenmtin e arrestimit ishte i armatosur dhe me fishek në fole gati për qitje.
Në operacion janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë, shumica të armatosur. Një pjesë janë kapur në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit.
Të arrestuarit nga Policia:
- Xhevdet Plaku
- Flobens Meçja
- Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër
- Jugert Xhani
- O.H. Moskallëzim krimi
- F.Q. Moskallëzim krimi
- A.H. Moskallëzim krimi
Po ashtu Polcia e Durrësit konfirmoi se janë sekuestruar shuma të konsiderueshme eurosh dhe katër armë zjarri.
Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar katër herë nga Interpoli.