Policia e Elbasanit zhvilloi një aksion të gjerë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Elbasan, duke arrestuar 40 persona.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kallashnikovë dhe një sasi e madhe droge.
Ky operacioni është pjesë e luftës kundër grupeve kriminale në këtë zonë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje rreth arrestimeve.