Aksident në Përmet, makina përplas për vdekje një 90-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e së enjtes në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.

Një automjet i drejtuar nga një 52-vjeçar me inicialet ka përplasur një 90-vjeçar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të zbardhur rrethanat e aksidentit.