Aksident në Librazhd, makina përplaset me autobusin e nxënësve që ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Librazhdit, ku një autobus me targa të Gostivarit që po transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 e 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, ëhstë përplasur me një autoveturë.

Fatmirësisht asnjë nga nxënësit nuk është lënduar, por ka vetëm dëme materiale, teksa dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë moti me reshje të dendura dhe mjegull.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave të aksidentit.