Aksident masiv në rrugën e Kombit, 13 automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë të paktën 13 makina ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, në rrugën e Kombit.

Fillimisht u raportua nga policia rrugore për 6 makina të përplasura, por sipas burimeve janë rreth 13 automjete mes të cilëve dhe një trajler i tonazhit të rëndë, të cilat u përplasen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës në zonën e Blinishtit në Mirditë.

Shkak i aksidentit ka qenë mjegulla dhe lagështia në rrugë.

Deri tani raportohet për dy të plagosur.