Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Çermë Sektor, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, M. S., 47 vjeçe. Ndërkohë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë.
Këta të fundit janë dërguar në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia.