Një aksidenti rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ku si pasojë dy persona janë plagosur rëndë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat ishin duke udhëtuar në drejtime të ndryshme dhe janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Shkallët e Xibrrit”.
Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, janë transportuar fillimisht në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Por për shkak të gjendjes së rëndë të tyre, janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje më kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.