Një aksident i rëndë me një të vdekur është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin Fushë Krujë–Rinas, pranë Urës së Gjolës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.