“Ajo që po bën SPAK është historike”, Kapri: Nuk jemi opozitë e opozitës, kundërshtar kemi Edi Ramën

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri vlerësoi punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme, duke e konsideruar si historike, duke evidentuar se në vendin me të korruptuar për 30 vite nuk ishte dënuar asnjë politikan për korrupsion.

“Asnjë politikan që ka vjedhur nuk ka dhënë llogari për atë që ka bërë”- tha Kapri, duke shtuar se për herë të parë zyrtarë të lartë janë para drejtësisë dhe kjo falë SPAK.

Gjatë një interviste për News24, Kapri tha se i vetmi person që i ka shpëtuar SPAK është kryeministri Edi Rama, por kjo është vetëm çështje kohe.

“Mirë, keq, se ka kritike ajo që po bën SPAK është historike. Ke 2 njerëzit me te fuqishëm të Edi Ramës në burg brenda një viti. Ne patëm zgjedhjet lokale, ne i dhamë zgjidhje. Ne u përfshimë  për Tiranën.

Ndryshimi ka ardhur gjithmonë nga Tirana, këtu janë votat. Ne besojmë që Gjykata Kushtetuese u ndikua politikisht nga nje rezultat i Florjan Binajt”- u shpreh Kapri.

Mes të tjerash, Kapri tha se partia Mundësia nuk është opozitë e opozitës, duke theksuar se kundërshtar kanë Edi Ramën. Ai po ashtu tha se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike, por janë alternativë e re.