Agron Shehaj uron Pavarësinë nga Vlora: Sot të reflektojmë që Shqipëria të jetë vend më i mirë, që shqiptarët të mos ikin

Kreu i Partisë mundësia, Agron Shehaj, ka uruar nga Vlora gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka zgjedhur qytetin e tij të lindjes për të dhënë një mesazh në këtë ditë të shenjtë për Shqipërinë, ku bën thirrje që të reflektojmë mbi rëndësinë e vendit tonë dhe atë që mund të bëjmë ne për këtë vend.

Për Shehajn, shqiptarët duhet të mos kenë më nevojë të ikin, por të kenë mundësi të barabarta për të jetuar e punuar në Shqipëri.

“Jemi këtu tek Sheshi i Flamurit në Vlorë. Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për të kujtuar patriotët e vërtetë që mundësuan realizimin e Shtetit Shqiptar dhe nga ana tjetër është një ditë që na fton të gjithë të reflektojmë mbi rëndësinë e vendit tonë dhe mbi çfarë mund të bëjmë ne, secili prej nesh që Shqipëria të jetë një vend më i mirë ku shqiptarët mos të kenë nevojë të ikin por të kenë mundësinë të barabarta për të jetuar në Shqipëri. Edhe një herë Gëzuar nga Sheshi i Flamurit”, u shpreh Agron Shehaj.