Deputetët Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbajnë një takim të përbashkët në Prishtinë, mbledhje kjo, e cila pritet të nisë në orën 11:00.
Sipas agjendës, pas ekzekutimit të himneve shtetërore të të dyja shteteve mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Prezentë në këtë mbledhje janë dhe krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, përkatësisht Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi.
Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve do të bëjë bashkë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, marrëdhënia politike e të cilëve nuk ka qenë pozitive.
Agjenda dhe pjesëmarrësit:
- Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
- Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
- Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
- Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
- Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
- Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
- Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
- Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
- Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
- Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë - Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
- Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
- Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës