Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë ditën e sotme pretencën në lidhje me aferën einceneratorit të Fierit, ku ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Gjithashtu është kërkuar 7 vite burg për ish-Sekretarin e kësaj ministrie, Alqi Bllakon.
Për Klodian Zoton, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, ëhstë kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që dënim me burg është kërkuar edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë.
Kërkesa e SPAK:
Lefter Koka 10 vjet
Alqi Bllako 7 vjet
Klodian Zoto 12 vjet
Pellumb Abeshi 4 vjet
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjey
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet
Arben Dervishaj 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian Zifla 4 vjet
Të akuzuarit do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kujtojmë se afera e inceneratorëve është një nga aferat më të korruptuara në vendin tonë, ku janë paguar dhe vijojnë të paguhen miliona euro drjet personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Deri më tani SPAK dhe GJKKO kanë dhënë dënime për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, por ende nuk ka të dhëna me atë që po ndodh me inceneratorin e Tiranës, ku çdo ditë në llogaritë e Klodian Zotos, Stela Gugalljas dhe Mirel Mërtirit shkojnë më shumë se 80 mijë euro.
Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë gjithashtu të akuzuar edhe për inceneratorin e Elbasanit, ku edhe në këtë rast SPAK ka kërkuar dënim me burg për të dy ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit.
Pretenca e SPAK për të akuzuarit, për inceneratorin e Elbasanit
Lefter Koka 10 vite burg
Alqi Bllako 4 vite burg
Mirel Mërtiri 10 vite burg
Stela Gugallaj 7 vite burg
Klodjan Zoto 10 vite burg
Pëllumb Abeshi 4 vite burg
Jonida Zeqo 4 vite burg