Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vizitoi sot Tiranën, ku u takuam fillimisht me homologun Bajram Begaj, e më pas i shkoi në zyrë kryeministri Edi Rama.
Në zyrën e këtij të fundit qëndron krenare fotoja e babait të Kombit Shqiptar, Ismail Qemalit, që në 12 Nëntor 1012 shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Sot, 112 vite pas asaj ngjarje historike, Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira, por turqit kanë filluar të ndërhyjnë më shumë se ç’duhet në punët e brendshme të vendit tonë, sidomos kur kërkojnë largimin e gylenistëve nga disa institucione.
I ulur në zyrën e Ramës, Erdogan ka mbrapa tij Ismail Qemalin, që sheh se si Presidenti turk i kërkon Ramës t’i shërbejë në luftën ndaj “FETO-s”.
Lind pyetja: A mërzitet dhe nevrikoset Ismail Qemali kur sheh Turqinë që vijon të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë?