Nga panairi i Turizmit në Berlin kryeministri Edi Rama është krenuar me shifrat e turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka bërë edhe një krahasim me Shqipërinë e disa viteve, që sipas tij, dikur vendi ynë ka qenë Koreja e Veriut e Europës.
Sipas Ramës, Shqipëria është vendi më rritjen më të shpejtë si destinacion në botë dhe po ashtu kemi edhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në botë.
Një kritikë e kishte edhe për gjermanen BILD, që siç tha Rama, në të kaluarën shkruante artikuj jo fort të këndshëm për Shqipërinë.
“Rritja është kaq e madhe dhe nuk po ndalet. Ejani shiheni vet. Shqipëria, nuk është ajo që keni menduar, Shqipëria është shumë më tepër. Shqipëria është të gjitha shqisat.
Është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet, i cili vetëm pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, është kënaqësi që sot sjell pak diell nga Shqipëria. Sigurisht që është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani, “Bild”, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm, duke thënë se Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por pritet të bëhet një cep i nxehtë për ata që duan diellin. Shqipëria është vendi më rritjen më të shpejtë si destinacion në botë dhe po ashtu kemi edhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në botë. Më në fund, shohim edhe turistët gjermanë që po vijnë në Shqipëri.
Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, ishim të rritur kur aeroporti ynë kishte pak udhëtarë çdo vit dhe po flas deri në 1990, nga cepi ynë botës. Ne ishim tërësisht të izoluar, por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën komuniste se kishte kaluar, ne në Shqipëri nuk mund të mbanin mjekër, në aeroport kishte një berberhane dhe turistët nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi njëherë. Sot 11 milionë udhëtarë kanë kaluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, u shpreh Rama nga Berlini”- u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë i pyetur nga një gazetar izrealit “nëse Shqipëria do të bëhet një Greqi e dytë”, Rama tha se në Shqipëri turistët do të gjejnë çdo gjë që mund të ketë edhe Greqia, madje edhe më shumë.
Rama: Në kushtetutën tonë zakonore kemi shprehjen: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut! Çdo mik përfaqëson zotin, nëse doni të ndiheni siç ndihet zoti ejani në Shqipëri, nëse doni të shkoni në një vend ku mendoni se edhe shoferët e taksive janë perëndi shkoni në Greqi. Presim me padurim të kemi sa më shumë hebrenj në Shqipëri. Në Shqipëri do kurseni më shumë se sa në Greqi dhe do gjeni çdo gjë që ka edhe Greqia, plus edhe më shumë.