Partia shtet, si bandë huliganësh! Rigers Sheqeri i IMT-së drejton grupin e maskuar që sulmoi protestuesit te selia e PS

Protesta e studentëve pershkallëzoi edhe këtë të diel, ku u sulmua selia e Partisë Socialiate. Por i rëndë ishte fakti që nga brenda selisë dolën një grup njerezish të maskuar dhe me shkopinj hekuri qe sulmuan protesuesit.

Mes tyre ishte edhe Rigers Sheqeri, drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, i cili doli nga selia e PS me një shkop në dorë, gati për të gjuajtur protestuesit.

Po pse Sheqeri mbron selinë e PS?

Drejtori i IMT-së ka përgjegjësinë të kontrollojë zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve dhe përdorimit të territorit. IMT-ja është një institucion publik, jo një strukturë e Partisë Socialiste.

Rigers Sheqeri dhe disa persona të tjerë të maskuarm pjesë e administratës, dolën si një bandë huliganësh duke sulmuar protestuesit. Këta të fundit janë përballur me dhunë nga ana e policisë, me këtë të fundit që ka shoqëruar edhe nxënës shkollave fillore, sic ishte rasti i fëmijës në Shkodër.