Protesta e studentëve ka paralizuar transportin publik në Tiranë.
Mësohet se shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar për shkak të revoltës studentore, bllokimit të akseve kryesore rrugore dhe tensioneve të krijuara.
Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, z. Kostandin Foni, bën me dije se, përveç ndërprerjeve të shërbimit dhe pamundësisë për realizimin e kilometrave të planifikuara, gjatë protestave janë shkaktuar edhe dëme materiale në mjetet e transportit publik.
Nuk dihet se sa do të zgjas bllokimi i transportit publik, teksa situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Protesta kundër Ramës po zhvillohen edhe në disa qytete të tjera, si Shkodër, Durrës apo Vlorë.
Pavarësisht situatës së krijuar kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të dorëhiqet.