Ngjarje e rëndë në Tiranë! 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe kushëriri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga tezja dhe kushëriri i saj, të cilët janë vënë edhe në pranga.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet janë vënë në lëvizje pas një sinjalizimi të ardhur nga shkolla e vajzës pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime.

Policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të 12 vjeçares.

Policia arrestoi menjëherë K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S 32 vjece, tezja e vajzës, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.

Ndërkohë, 12-vjeçarja po merr mbështetje të specializuar psikologjike, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.