Apeli i GJKKO pranoi kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës për të dalë nga kafazi i qelqte dhe që gjyqi i tij të zhvillohet përkrah avokatit.
Vendimi për ish-presidentin e vendit është marrë sot nga gjyqtarja Saida Dollani.
Meta akuzohet për tre vepra penale sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion dhe ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.
Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.