Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit me iniciale S. Q.
Raportohet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Njoftimi policor:
Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.