Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 14 protestuesit e arrestuar pak ditë më parë, tre ditë pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë.
Shtetasit Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Amiraldi Dalliu u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e qeverisë sapo u mësua se kryeministri ndodhej brenda.
Ata u përplasën edhe me policinë, me këtë të fundit që i arrestoi.
Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ndërkohë teksa në gjykatë mbahej seanca ndaj tyre, qytetarët protestuan jashtë duke kërkuar lirimin e protestesve të arrestuar duke bërë thirrje për arrestimin e Ramës.