Kreu i SPAK, Klodian Braho ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA).
Lajmi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.
Ambasada shton se drejtuesi i SPAK dhe prokurorë të institucionit zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, me fokus koordinimin operacional kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare.
Postimi i Ambasadës së SHBA
Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara. Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.