Dy ditë pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, Policia po vijon kontrollet për kapjen e David Gjanës dhe Bekim Bulicës, pronarit te “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Burime për mediat bëjnë me dije se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vlorë, Kukës si dhe në disa zona në Tiranë, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë larguar drejt Kosovës.
Gjana dyshohet se ka qëlluar me grushte turistin, i cili u vra me thikë nga Sokrat Vata, tashmë i arrestuar, ndërsa Bulica akuzohet për moskallëzim krimi pasi ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes dhe më pas është larguar pa njoftuar autoritetet.
Sa i takon autorit Sokrat Vata, ky i fundit u përpoq të arratisej, por u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e makinës së dy turqve, të cilët po ashtu janë arrestuar.