Punime në autostradën Tiranë–Durrës, bllokohet qarkullimi në datat 6 dhe 7 gusht

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se për shkak të punimeve që po kryen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, me datë 6 dhe 7 gusht, duke filluar prej orës 00:00 deri në 04:30 do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë–Kashar.

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje