Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare thonë se disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, si dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare ndaj personave që konsiderohen se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.