Ndahet nga jeta bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Ky i fundit dyshohet se humbi jetën në moshë të re për shkak të një ataku kardiak

Lajmin e hidhur e ka publikuar vetë Hoti në rrjetet sociale, teksa i dha lamtumirën njeriut të saj të zemrës.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën“, shkruan deputetja në dedikimin e saj.