Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi kryeministrin Edi Rama me Jared Kushner në jahtin e tij, ka kritikuar kryeminiatrin shqiptar në lidhje me Parkun e Butrintit si edhe me legjislacionin për investimet strategjike.
Në një postim në rrjetin social X, Rothschild shkruan se reduktimi me 800 akra i territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, së bashku me legjislacionin e vitit 2024 për investimet strategjike, bie në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjeve mjedisore që janë ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit.
“Edi Rama është një politikan unik, dikush që unë e admiroj, dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por reduktimi me 800 akra i Parkut Kombëtar të Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, ashtu siç zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, është në kundërshtim me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjeve mjedisore që janë ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit”, thekson Lordi Rothschild.