Një edukatore e një kopshti privat është arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar një 2 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kopshtin ku 32-vjeçarja punonte, siç njoftojnë blutë e Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”- njofton policia.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.