Ka histori që nuk kanë nevojë për shumë fjalë për të treguar se çfarë do të thotë të mbash një premtim.
I tillë ishte edhe rasti i Agron Shehajt, kryetarit të Partisë Mundësia, që prej tetë vitesh e jep rrogën e tij të deputetit për 6 motra jetime nga Malziu i Kukësit, të cilat pas humbjes së prindërve u përballën me shumë vështirësi, pa asnjë mbështetje dhe në mes të 4 rrugëve.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe xhaxhai i tyre, i cili thotë se qeveria e Edi Ramës nuk është kujdesur kurrë për 6 motrat. Duke u ndalur te përjashtimi i Agron Shehajt nga Kuvendi për 2 muaj ai shkruan se “do të thotë t‘u heqësh pagën e tij që shkon prej më shumë se 8 vitesh tek motrat jetime nga Malziu”.
Kur një deputet përjashtohet nga Kuvendi, ai humbet edhe të drejtën për të marrë pagën. Për 6 motrat nga Kukësi, ajo pagë ka qenë një shpresë dhe një mbështetje e vazhdueshme, sic e konfirmon edhe xhaxhai i tyre. Sipas tij, përjashtimi i Agron Shehajt, do të thotë t’u hiqet e vetmja mbështetje që kanë pasur prej vitesh këto pesë motra jetime.
Megjithatë ka shumë gjasa që Agron Shehaj të vazhdojë t’i ndihmojë vajzat edhe nëse nuk merr më pagë nga Kuvendi. Tetë vite mbështetje të pandërprerë lënë të kuptohet se për të kjo nuk ka qenë një çështje page, por një angazhim personal.
Reagimi:
Të përjashtosh sistematikisht Agron Shehajn nga Parlamenti, do të thotë t‘u heqësh pagën e tij që shkon prej më shumë se 8 vitesh tek motrat jetime nga Malziu.
E them me përgjegjësinë e plotë si personi që kujdesem ligjërisht dhe moralisht që nga dita e parë për ato vajza ,qeveria e Edi Ramës kurrë nuk është kujdesur qoftë në një rast të vetëm.
Edhe sikur të kishte dërguar një psikologe për 8 vjet, qeveria apo pushteti lokal.
Apo, a ka dërguar në një rast të vetëm ndonjë punonjëse të shërbimit social?
Zero!! Asgjê
Por kjo qeveri që nuk ka asnjë lidhje me humanizmin, i heq edhe mundësinë që një person human ka afruar.
Modelet e tilla ndodhin shumë rrallë, por edhe kur ndodhin ato, duhet ti shtypin me sa të munden.
I shtypin sepse nuk ështe modeli që ata duan.