Protesta, Berisha me thirrje të fortë: Të shkrihet Parlamenti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Parlamenti duhet të shkrihet. Në një prononcim jashë dyerve të Kuvendit, ku njëkohesisht po protestohet, kryedemokrati tha se ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot.

Ndërkohë Berisha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është gati për të djegur mandatet.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.

Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.