“Nuk na përfaqësoni”- Nis protesta e qytetarëve para Kuvendit, hiqet gardhi metalik! Tensione mes protestuesve dhe Policisë

Ka nisur para Kuvendit protesta qytetare, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Një pjesë e qytetarëve u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas vijuan marshimin deri para Kuvendit.

“Nuk na përfaqësoni”; “Parlament i krimit” janë disa nga thirrjet e protestuesve të shumtë në numër.

Më herët ata janë përplasur me forcat e policisë, pasi këto të fundit kanë bllokuar hyrjen drejt Parlamentit nga ana e Rrugës së Elbasanit.

Megjithatë Policia ka vijuar të mbajë të bllokuar hyrjen, duke mos i lejuar qytetarët të kalojnë.