EMRAT/ Burri vret gruan në Shkodër, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një burrë  ka vrarë bashkëshorten e tij.

Sipas të dhënave të para, krimi i rëndë ka ndodhur në zonën e unazës lindore të qytetit. 64-vjeçari Shtjefën Ziçi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54-vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë autori është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës. Këto të fundit ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.