Qeveria shqiptare do të harxhojë 4 milionë euro për të financuar koncertin e Kanye Ëest, që do të mbahet më datë 11 korrik 2026, në Tiranë.
Me një akt normativ më 6 korrik, qeveria ka vendosur ka vendosur financimin e pjesshëm të koncertit, me arsyetimin se do të ndikoj në promovimin dhe imazhin e Shqipërisë.
Lajmi u njoftua më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi punimet për ngritjen e stadiumit për 60 mijë spektatorë në hyrje të Tiranës.
“Ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë, që ne të garantojmë, që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Evropa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë deri tani që flasim, më shumë sesa ata që blenë biletat dhe erdhën për finalen e Conference League”, tha Rama.
Ndërkohë më herët ministri i Financave, Petrit Malaj kishte mohuar në mënyrë kategorike alokimin e ndonjë fondi shtetëror për këtë aktivitet.
“Ku e keni dëgjuar këtë shifër? I gjithë buxheti i Ministrisë së Kulturës është 70 milionë euro. Është ‘fake news’. Shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet. Buxheti është miratuar dhe ju si deputete jeni në dijeni se ku shkojnë fondet”– u shpreh Malaj në Kuvend 2 muaj më parë.
Kujtojmë se ky financim vjen në një kohë ku vendi ynë përballet me protesta të shumta, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, për shkak të problemeve të shumta në shendetësi, arsim dhe shpopullimit.
