Pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku ironi me Ramën

Deputeja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ndryshoi foton e profilit dhe cover në facebook duke vendosur flamingo, simbol i protestave që kërkojnë largimin e tij.

Në një postim në rrjete sociale, Koçeku ka postuar foton e njërës prej kullave në Tiranë pranë Teatrit të Operave, që ngjan me pamjen e heroit tone Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ajo e ka modifikuar foton e kullës, duke i dhënë sfond rozë duke shkruar: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili”.