E rëndë në Prrenjas! Tentoi ta digjte me benzinë gruan, arrestohet 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prrenjas, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie ndërsa autori Gani Danga dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.

Raportohet se gruaja është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.