Tirana ka hyrë në javën e tretë të protestave kundër ndërtimin në Zvërnec dhe kundër qeverisë Rama, duke kërkuar largimin e këtij të fundit.
Tubimi prej disa ditësh është zhvendosur në orën 19:00 për shkak të temperaturave të larta, por kjo nuk i ka penguar pjesëmarrësit, të cilët janë me mijëra.
Ata mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas i drejtohen Kryeministrisë, me thirrje të ndryshme si: “Rama jepe dorëheqjen”; Rama në burg, Berisha në burg”: “Atdheu nuk është në shitje”, etj.
Edhe sot, ashtu si ditët e tjera, pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje protestuesit, duke thënë se disa prej tyre po e shndërrojnë protestën në një demonstrim politik dhe kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.