Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tale të Lezhës ku dy fëmijë të mitur janë mbytur në det.

Policia thotë se viktimat janë të moshës 9 dhe 11 vjeç. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Më pas, trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit