Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka reaguar pas deklaratave të presidentin amerikan Donald Trump, se ajo “ i ishte lutur për të bërë një foto me të”.
“Meloni më luti të bëja një foto me të. Më erdhi keq për të dhe pranova foton”, deklaroi Trump, duke shtuar se ajo “ndoshta është e lumtur që fola me të në G7, pasi nuk isha i detyruar të flisja me të”.
Meloni i ka konsideruar të pavërteta dhe të sajuara deklaratat e Trump.
“Deklaratat e Donald Trump janë plotësisht të sajuara . Sinqerisht jam e shokuar. Jam e habitur. Nuk e di pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij. Nuk është hera e parë që ndodh.
Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe udhëheqësve me të cilët duket shumë më i afërt. Një gjë duhet ta mbani mend: unë dhe Italia nuk lutemi kurrë”, u shpreh Meloni.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Miami, në një kohë kur tensionet diplomatike vijojnë pas këtyre deklaratave.