Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka përzgjedhur pamjet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mijëra qytetarë prej ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
“The Guardian “shkruan se fotoja e protestës së 10-të radhazi, e shkrepur nga Vlasov Sulaj, është përzgjedhur në rubrikën e “Fotos së Ditës” nga media britanike.
Protesta në Tiranë, por edhe në qytete të tjera ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat e kanë pasqyruar, duke e transmetuar edhe live.
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot në kryeqytet, ndërsa qytetarët u kanë bërë thirrje bizneseve që të mbyllin qepenat nga ora 18:00 deri në 20:00.
