“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Armandit”.
Kështu ka deklaruar i riu Enea Zyferi, i arrestuar një ditë më parë në lidhje me zhdukjen e 34 vjeçarit Eglant Koçi.
Zyferi akuzohet si bashkëpunëtor i Armand Shakaj, i cili dyshohet se ka vrarë 34 vjeçarin dhe më pas i ka zhdukur trupin.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Kocit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fike dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.
Pavarësisht se është hequr energjia, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Kocit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit.
Ndërkohë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e 41 vjeçarit Shakaj. Policia dyshon se Englant Koci është vrarë pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë.
Motivi i dyshuar i krimit lidhet me konfliktet për portofolet e kriptomonedhave.