Nga Shkodra, ku Partia Socialiste po festoi 35-vjetorin e themelimit të degës, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish protestuesit, të cilët janë kundër ndërtimit në Zvërnec.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare, ashtu si një ditë më parë, sulmoi disa prej figurave publike dhe blogerët që i janë bashkuar protestave.
Sipas Ramës shumë blogerë dhe onfluencerë po e shfrytëzojnë protestën për ndjekësa dhe për të bërë shitje online
“Më tregonte një nga ata punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eifel, kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë. Kur e pash thashë do më bjerë sipër. Dhe thoshte ‘u hap koha në Paris’. Natyrisht, se kur ti ke mundësi të shkosh në Paris e Dubai, hallall të qoftë. Por t’i s’ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhësen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘Inshallah i këputet lidhësja’. Kjo tjetra nxirrte kremra, që t’i kur të futeshe atje të bëje solidaritet për zogjtë, të shitej edhe ndonjë krem fytyre. Fytyre m’u duk mua, se kushedi ça fërkohej me të”, vijoi më tej kryeministri Rama.
Ndërkohë kujtojmë se në Tiranë po protestohet për të 9-ën dite me radhë kundër ndërtimit në Zvërnec, teksa janë me mijëra qytetarë që janë mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar po ashtu edhe dorëheqjen e Ramës.