Me lot në sy, xhaxhai i Enea Mekollit i drejtohet Begajt: E latë këtë vend në dorë të kriminelëve! Nuk dominon policia por krimi

Në Pogradec po zhvillohen homazhet për Enea Mekollin, efektivin e Policisë që u vra ditën e djeshme në krye të detyrës, teksa ishte në një operacion për arrestimin e Violand Braçellari, i cili e qëlloi për vdekje.

Në homazhe ka shkuar edhe Presidenti Bajram Begaj, të cilit familjarët e të ndjerit i kanë kërkuar llogari se në çfarë gjendje ka mbërritur ky vend.

Xhaxhai i efektivit të vrarë i ka thënë Begajt se Shqipëria është lënë në duart e kriminelëve, të cilët dominojnë më shumë se policia. Sipas tij, nipi nuk kishte masa mbrojtëse gjatë aksionit për arrestimin e kriminelit që e vrau.

“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.