Dy vëllezër paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri i plagosur me armë zjarri: Na dhunuan persona të panjohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy vëllezër dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Klisman Rrapushi dhe Klaudio Rrapushi janë paraqitur për ndihmë në QSUT rreth orës 03:00, për të marrë ndihmë mjekësore, teksa njëri prej tyre ishte plagosur me armë zjarri në këmbë.

Të dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë (ndrydhur).

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.