Rama kërkon t’i zgjedhë vetë “protestuesit” me të cilët do të flasë: Dialog me ata që më kanë votuar dhe më kanë shkruar

Pasi protestuesit i refuzuan kërkesën e tij për t’u ulur në dialog, kryeministri Rama ka dalë me një tjetër qëndrim.

Sipas tij, ai nuk ka kërkuar të flasë me protestuesit e “çartur” e të “kurdisur”, por vetëm me ata që e kanë votuar dhe i kanë shkruar në lidhje me çështjen e Zvërnecit.

Rama akuzoi protestuesit se kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri me një film të vjetër, por shtoi se askush nuk e lëviz atë nga sitikami ku e kanë vendosur shqiptarët.

“Nuk kam kërkuar që të bisedoj me asnjë nga ata që janë të kurdisur dhe ata që janë të çartur, Por kam kërkuar me ata që në kanë votuar. Kam respekt për ta, dhe jam gati të bisedoj me ta. Ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri me një film të vjetër. Asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve, mos të harrojnë se përfaqësoj shqiptarët.”, tha ai.